- Shkodra
- Projekte
- Marketing
- Mbështetje
Shkodra
Qarku Shkodër
Popullsia
249.982 banorë (39% jeton në zona urbane, 61% jeton në zona rurale).
Qyteti kryesor
Shkodra, 87.515 banorë (Burimi: INSTAT 2008)
Pikat kryesore hyrëse
Rrugë ajrore:
Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit është 88 km larg nga Shkodra.
Fluturimet kryesore janë me Italinë, Austrinë, Gjermaninë, Greqinë dhe Hungarinë.
Aeroporti i Podgoricës në Malin e Zi është 56 km larg nga Shkodra.
Rrugë detare:
Porti i Durrësit është 102 km larg nga Shkodra. Ai garanton linja direkte me Italinë (Bari, Ankona dhe Trieste).
Porti më i afërt është ai i Shëngjinit, 42 km larg nga Shkodra.
Vetëm 46 km larg, në Malin e Zi ndodhet porti i Barit.
Rrugë tokësore:
Një superstradë lidh Shkodrën me kryeqytetin Tirana në një distancë prej 98 km.
Qarku Shkodër është në kufi me Malin e Zi dhe ka tri pika kufitare:
Muriqani 13 km
Hani I Hotit 35 km
Vermosh 99 km nga qyteti.
Rrugë të tjera:
Shkodra - Prishtina (Kosovë) 222 km
Shkodra - Shkup (Maqedoni) 235 km
Shkodra – Selanik (Greqi) 490 km
Projekte
Agjencia e zhvillimit ekonomik Lokal - TEULEDA, në zbatim të punës së saj promovimin e territorit si dhe mbështetjen e Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla, ka qënë dhe është pjesmarrëse në projekte të ndryshme, me partnerë të huaj dhe vendas, që kanë këtë fokus. Si rezultat i këtyre projekteve dhe aktiviteteve janë realizuar aktivitete promovuese për rajonin e Shkodrës, si jashtë dhe brenda vendit. Projekte dhe aktivitete të ndryshme janë zhvilluar dhe zhvillohen në mbështetje të aktiviteteve sipërmarrëse duke patur në fokus kryesor të punës sonë zhvilimin e integruar të Rajonit të Shkodrës.
Marketing
Një nga komponentët kryesorë të aktivitetit që TEULEDA ushtron është Marketingu Territorial ose i ashtuquajturi "TË SHESËSH TERRITORIN". Këtë komponente të aktiviteteve të saj TEULEDA e ka realizuar dhe e realizon përmes aktiviteteve të ndryshme. Duke qënë ndër objektivat kryesorë promovimi i territorit të Qarkut Shkodër për mundësitë që ai ofron në fushën e turizmit dhe mundësive për biznes TEULEDA ka organizuar aktivitete të ndryshme promovimi si jashtë dhe brenda vendit si dhe në të njëjtën kohë ka bërë publikime të ndryshme për këtë qëllim.
Mbështetje
Sektori i asisstencës për NMV (Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla) ka kontribuar në arritjen e këtyre rezultateve: 259 sipërmarrje të kontaktuara 136 sipërmarrje të asistuara 24 sipërmarrje të financuara me kredi 15 sipërmarrje të reja të krijuara (start-up) 9 sipërmarrje të financuara (rritje) 285 vende të reja pune të krijuara për rrjedhojë 198 persona të trajnuar











