TEULEDA është një organizatë jo-fitim prurëse. Ajo ka për qëllim të kontribuojë, në përputhje me kompetencat e institucioneve të tjera dhe në bashkëpunim me to, në përcaktimin dhe implementimin e objektivave për zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës. Ajo e fokuson aktivitetin e saj në shfrytëzimin më të mirë të burimeve lokale si dhe përfshirjen e popullsisë me disavantazhe dhe zonat ne depresion, në rrethin formal ekonomik. Brenda këtij qëllimi, objektivi kryesor i TEULEDA është identifikimi, analizimi dhe implementimi i inisiativave që favorizojne zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe krijimin e mundësive të punësimit, brenda një skeme që harmonizon uljen e varfërise dhe nxitjen e një zhvillimi të integruar dhe të qëndrueshëm të territorit.











