
Në kuadër të promovimit të territorit për vlerat e tij historike turistike dhe kulturore, TEULEDA ka realizuar një guidë turistike në kontekstin e një projekti të zhvilluar në bashkëpunim me Rajonin Molise.

Guida për promovimin e rajonit të Shkodrës është një dokument tjetër shumë i rëndësishëm për stimulimin e interesit të investitorëve të huaj për Rajonin e Shkodrës. Përmes këtij materiali TEULEDA ka për qëllim zgjimin dhe rritjen e interesit të sipërmarrësve të huaj për avantazhet dhe mundësitë që ofron kjo zonë për vendosjen e tyre.
Në kuadër të projektit ACInD - Adriatic Cooperation for Industrial Development është krijuar dhe azhrnohet në mënyrë dinamike një faqe inteneti e cila ofron një prezantim të ofertës ekonomike që paraqet Rajoni i Shkodrës.











